Alemani mendon për kthim tek Barcelona, të mos shkojë tek Aston Vila

Ka qenë një nga drejtuesit e rëndësishëm të epokës Laporta. Në “Kamp Nou” është vlerësuar shumë Mateu Alemani i cili ka qenë ndër shefat sportivë, dhe është marrë me transferimet e vështira të verës së kaluar. Alemani u mendua se do të largohej, se do të shkonte në Premier Ligë tek Aston Vila, por mediat shkruajnë se ai ka një ndryshim mendimi. Tashmë, pritet që të vazhdojë tek Barcelona, dhe të punojë në krah të Dekos, ish-legjendës portugeze, që do të zëvendësojë Zhordi Krujfin.

Sfidanti.al