Fetel dhe Ferrari besojnë se më e bukura ka nisur vetëm tani!

Një fitore nuk mund të jetë konfirmim, aq më tepër për një pilot që vërtet është katër herë kampion i botës, por që me Ferrarin ka arritur vetëm 4 fitore. Gjithsesi, është lajm i madh që Ferrari mundi Mercedesin në garën e parë të sezonit të ri në Formula 1, pas disa vjet dominimi të skuadrës gjermane. Fetel nuk e përmbajti gëzimin në përfundim duke thirrur “Fantastike, Forca Ferrari, kjo fitore është e të gjithëve”. Shefi i Ferrarit, Arrivabene, përpiqet të jetë maksimalisht ambicioz.

“Fundjava e Çmimit të Madh quhet e përsosur kur ke dy pilotë në podium, por gjithsesi, jam i lumtur për djemtë sepse punuan fort, – tha ai, – jam i kënaqur sepse kemi punuar fort edhe këtu, edhe në shtëpi. Ky është Ferrari i të gjithëve, pra edhe suksesi është i të gjithëve, nga ne të gjithë u krijua kjo makinë e madhe”. Siç shkruan “La Gazeta delo Sport”, “Ferrari doli nga ëndrra dhe u bë realitet, një realitet vërtet i bukur”.

Sfidanti.al