Tatëm udhëheq Bostonin që barazon serinë ndaj Filadelfias

Nuk ishin as Zhoel Embijd dhe as Xhejms Harden heronjtë e kësaj ndeshjeje. Edhe pse u luajt në Filadelfia, sërish Bostoni ia doli të fitonte 95-86, në një ndeshje të ashpër taktike, ku ylli kryesor ishte Xhejzën Tatëm. “Unë jam një nga basketbollistët më të mirë të botës”, – tha Tatëm pasi shënoi 19 pikë, kapi 9 topa në tabela, shërbeu 6 asistë, vodhi 2 topa e bllokoi dy gjuajtje, duke pasur fare pak gabime e faulla personale. Smart shtoi 22 pikë dhe Braun 17, ndërsa Embijd realizoi 26 pikë me 10 topa në tabela, e Hardeni shtoi vetëm 13 pikë. Rezultati i serisë gjysmëfinale në Lindje të NBA-së është 3-3 dhe ndeshja vendimtare luhet në Boston.

Sfidanti.al