Bajerni nxiton të takohet me Tomas Mylerin pas lajmeve për largim

Me gjasë, trajneri Tuhel, por sidomos drejtuesit e klubit nuk duan që ta humbasin legjendën bavareze. Nuk është gjë e vogël që nga Bajerni të largohet një personalitet si Tomas Myler, edhe pse vitet kalojnë dhe ai është me 32 “pranvera” mbi supe. Në media dolën lajmet se Myleri po mendonte ikjen në verë, por duket se Uli Hënes, Salihamixhiç dhe Kahn do ta takojnë sulmuesin për t’i thënë që të mendohet. Me gjasë, ai do të ketë sërish rol tek Bajerni, edhe pse jo siç është mësuar gjithë këta vite.

Sfidanti.al