Vjet erdhi në “Arenën Air Albania” në kryeqytet dhe fitoi trofeun e radhës në karrierë. Zhoze Murinjo nuk është sot në momentet e dikurshme kur fitonte me Porton, Interin, Çelsin dhe Realin, por gjithsesi mentaliteti nuk ndryshon. Trajneri portugez udhëhoqi Romën në fitoren 1-0 ndaj Leverkusenit në “Olimpiko”, një rezultat që nuk të jep garanci për në finalen e Ligës së Europës, por që e ndihmon shumë. Vjet u fitua Liga e Konferencës, ndërsa “Mou” është pranë një tjetër suksesi. Dikur ka fituar Kupën UEFA dhe Championsin me Porton, Championsin me Interin, si dhe shumë tituj në Portugali, Angli, Itali e Spanjë. Seria vazhdon.
Sfidanti.al