Interi nis hakmarrjen 20 vjet më vonë, mund 2-0 Milanin në Champions

Akti i parë gjysmëfinal përfundoi me ngjyrat zikaltër. Ishte skuadra e trajnerit Simone Inzagi që vërtetoi se përjeton momentin më të mirë duke fituar 2-0 ndaj Milanit në sfidën e Championsit në “San Siro”. Ishte fusha kuqezi, me shumicën dërrmuese të 75 000 tifozëve që ishi për Milanin, por Interi goditi shpejt. Xheko dhe Mkitarian shënuan dy gola në vetëm 11 minuta, pastaj miqtë goditën shtyllën dhe iu hoq një penallti nga VAR-i. Milani reagoi vetëm pas pushimit duke goditur shtyllën me Tonalin, ndërsa Benaser pati rast për gol. Vetë Benaser u dëmtua dhe doli më pas nga loja. Hakmarrja e Interit nuk është realizuar sepse do të luhet ndeshja e dytë, por gjithsesi shanset janë të mira për t’ia dalë 20 vjet pas dështimit.

Sfidanti.al