Hyri në histori dhe nuk doli më prej saj. Antonio Karvahal, portieri i lavdishëm meksikan që u bë i pari që luajti në pesë kupa të botës, mbylli sytë në moshën 93-vjeçare. i njohur me nofkën “Toto”, gardiani përfaqësoi kombëtaren e Meksikës në kampionatet botërore duke nisur nga viti 1950 në Brazil, e deri në 1966 në Angli. Karvahal ishte në portë kur në turneun e vitit 1950, Meksika u kthye në fazën finale pasi mungoi në 1934 e 1938, duke arritur gjashtë kualifikime radhazi. Ai nuk mundi kurrë ta kalonte grupin, por gjithsesi brezat e udhëhequr prej tij i hapën rrugën suksesit të vitit 1970 kur u arritën çerekfinalet ashtu si në 1986.
Karvahali e nisi karrierën në 1948 dhe e vazhdoi për 18 vjet deri në 1966, duke e mbyllur pikërisht pas Kupës së Botës në Angli. Siç ishte tradita në atë kohë, portieri luajti gjatë gjithë kohës në ligën meksikane, dhe thuajse vetëm për ekipin Klub Leon. Në total luajti 48 ndeshje për kombëtaren dhe mbi 450 në total në karrierë. Tashmë, Karvahal e ndan rekordin e tij me yje të tjerë si Lotar Mateus, Rafa Markez, Andrea Guardado, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.
Sfidanti.al