E thotë Arsen Vengeri, ish-trajneri i shquar i Arsenalit, që sot punon për FIFA-n. i pyetur për golin e shënuar nga Kevin De Brujne ndaj Realit, francezi thekson se me gjasë VAR-i nuk ka pasur mundësi teknike për të kontrolluar nëse topi kishte dalë më parë jashtë vijës anësore. “Ose ata të VAR-it nuk u morën me këtë, ose nuk kishin mundësi teknike, – tha Vengeri, – unë mendoj se është kjo e dyta. Zakonisht, VAR-i kontrollon vijën e portës, jo vijën anësore”. Pati një pamje me kompjuter në televizion që tregonte se topi kishte dalë jashtë, por Vengeri thotë se ajo nuk ishte zyrtare.
Sfidanti.al