Sevilja mërzitet me “ringjalljen” e Dushan Vlahoviçit

Sulmuesi serb ka nisur të shënojë tek Juventusi, pavarësisht se “Zonja e Vjetër” i ka punët pisk me gjyqet. Tek Sevilja kanë hallin e Ligës së Europës, në gjysmëfinalen e së cilës do të ndeshen pikërisht me piemontezët dhe Dushan Vlahoviç është kthyer në një kërcënim. Futbollisti i kritikuar gjatë, realizoi edhe ndaj Atalantës në Bergamo duke treguar se tashmë e ka lënë pas periudhën negative.

Sfidanti.al