Sulmuesi norvegjez i Mançester Sitit nuk ka rivalë këtë sezon me 35 rrjeta në Premier Ligën angleze. Ai ka 70 pikë në renditjen e Këpucës së Artë të Europës, duke lënë pas në vend të dytë një tjetër sulmues të Premier Ligës. Ky është Harri Kejn i Totenhemit me 25 gola dhe 50 pikë, ndërsa në vend të tretë është Kilian Mbape i Paris SG me 23 gola në kampionatin francez, pra me 46 pikë. Osimhen, kampion i Italisë me Napolin, është në vend të katërt me 44 pikë.
Sfidanti.al