Halandi thyen rekordin 92-vjeçar, por Guardiola kërkon gola për titujt!

Mançester Siti kthehet në krye të renditjes në Premier League dhe e bën në ditën kur Erling Haland vendosi një tjetër rekord personal. Goli i sulmuesit norvegjez në fitoren 2-1 në transfertën e Fulham ishte i 50-ti për të në këtë sezon, duke thyer një rekord që ishte vendosur në kampionatin anglez 92 vite më parë. Haland i dha epërsinë skuadrës së Guardiolës nga pika e penalltisë në minutën e tretë. Të zotët e shtëpisë reaguan shpejt dhe në të 15-ën barazuan shifrat e rezultatit me Karlos Vinicius. “Sitizens” kanë 76 pikë, një më shumë se rivalët direktë londinezë, por gjithashtu duhet të luajnë edhe një ndeshje më shumë me mundësinë për të thelluar më tej shkëputjen në vendin e parë të renditjes në Premier League. Guardiola shpreson që Halandi të shënojë gola që të ndihmojnë Sitin të fitojë trofetë.

Sfidanti.al