Tuheli e quan Mylerin lojtar të madh, por a do të jetë titullar herën tjetër?!

Ndaj Hertës së Berlinit nuk ishte në formacion, edhe pse bavarezët po luanin ndaj ekipit të fundit të tabelës. Tomas Myler nuk është në momentet më të mira të karrierës, ndërsa në moshën 32-vjeçarëe mund të mos ketë gjendjen më të lartë fizike të mundshme. Trajneri Tomas Tuhel thotë se Myleri është një lojtar i madh, të cilin ai e vlerëson shumë dhe i cili mbetet në planet e tij. Mediat bavareze shkruajnë se Tuheli e ruajti Mylerin që kishte probleme në shpinë për ta aktivizuar në 30 minutat e fundit. “Nuk kam problem me Tomasin, – thotë trajneri, – ai është profesionist i madh”. Gjithsesi, a do të jetë titullar Myleri në ndeshjen e radhës?

Sfidanti.al