Fiton Partizani, Erzeni humb ndeshjen, por “humb” edhe presidentin që bie nga tribuna!

Gara për titull mbetet e hapur, pavarësisht se çfarë thotë trajneri Kolela, veçse në Durrës pati më shumë sesa vetëm futboll. Presidenti i Erzenit, Durim Keçi, u rrëzua nga tribuna e stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit, ku u luajt ndeshja shtëpiake e Abisnet Superligës ndaj Partizanit, dhe pësoi dëmtime duke u shtruar në spital. Kreu i klubit shijakas, sipas dëshmitarëve në stadium, pati pretendime ndaj arbitrimit dhe ka dëmtime serioze në shpatull pasi lartësia e tribunës është 5-6 metra, ndonëse nuk ka ndonjë rrezik për jetën. Duke u kthyer tek ndeshja, Partizani ia doli 2-1 dhe u afrua në dy pikë diferencë me Tiranën, ndonëse me një ndeshje më shumë.

Golat u shënuan në pjesën e dytë me Da Silvën në të 60-të dhe nga Hoti në 86’. Përballja zgjati shumë, dhe Erzeni shkurtoi shifrat në minutën e 9-të shtesë me penalltinë e kthyer në gol nga Kahrimanoviç. Kryeqytetasit mundën të merrnin tri pikët edhe pse që nga 83’ luajtën me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Sotës. Partizani ka 54 pikë pas 31 ndeshjeve, ndërsa Tirana ka 54 në 30 sfida të luajtura.

Sfidanti.al