Plisat” duket se në shenjë proteste ndaj FSHF-së dhe kryetarit të saj Armando Duka, hodhën fishekzjarrë në fushë .Tifozëria e zhurmshme dhe me nam nga Prishtina, “Plisat”, kanë publikuar në faqen e tyre zyrtare një video ku shihen qartë tymueset dhe fishekzjarrët e hedhura në fushën e stadiumit “Renzo Barbera” në Palermo ku u zhvillua ndeshja Itali-Shqipëri, e cila u ndërpre për disa minuta- thekson gazeta Express.
“Plisat” duket se në shenjë të hakmarrjes për vendimin e kreut të Federatës së Shqipërisë të Futbollit (FSHF), Armand Duka për vendimin që atyre të mos u lejohet hyrja në duelin e shkuar ndaj Izraelit hodhën fishekzjarre në fushën e stadiumit në Palermo duke e ndërprerë përkohësisht ndeshjen e mbrëmshme me Italinë.