Kur flitet për borxhet në këtë sistem është njëlloj sikur të flitet për një lojë të bukur me zjarrin. Nëse ia del, edhe duke qenë vazhdimisht borxhli, sërish quhesh i suksesshëm, ndërsa të përbuzin thjesht kur falimenton plotësisht apo vret veten. Barcelona është një nga ata klube që vetë historia e ndihmon të përballojë mbi 1 miliardë euro borxhe, dhe ja ku ka gati projektin e kompleksit të ri “Kamp Nou” prej 2.8 miliardë eurosh, që duhet ta ndihmojë të nxjerrë më shumë fitime. Nuk dihet kur nisin e përfundojnë punimet, ndërsa pritet që në Katalonjë të kthehet Mesi.
Sfidanti.al