Sulmuesi portugez duket gjithnjë e më shumë i bindur nga skuadra, që po lufton për Championsin, pasi fitoi vjet titullin në Itali. Rafael Leao, sipas mediave italiane, është gati të rinovojë kontratën me Milanin mbi bazën e 7 milionë eurove në sezon. Thuhet se është arritur një akord verbal mes palëve për një kontratë 5-vjeçare, ndërsa besohet se mund të gjendet një gjuhë e përbashkët edhe me Sportingun e Lisbonës që kërkon 22 milionë euro të tjera për kartonin.
Sfidanti.al