Ten Hag kritikon yjet e Man. Junajtidit: Mendojnë se 90 për qind mjafton!

Kjo, pas barazimit 2-2 në Londër ndaj Totenhemit, duke e pasur ndeshjen në dorë me shifrat 2-0. Mançester Junajtidi nuk mundi të merrte tri pikët në garën për zonën Champions ndaj Spërsave, ndonëse Xhejdën Sanço e Markus Rashford i dhanë epërsinë në pjesën e parë. Pedro Porro në 56’ dhe koreanojugori Son në 79’ konkretizuan reagimin e londinezëve. “Disa nga futbollistët e mi menduan se mjaftonte që të jepnin 90 për qind të mundësive, – tha trajneri i “djajve të kuq”, Erik Ten Hag, – nuk mund të jetë kështu”. Pritet që Ten Hagu të largojë mjaft lojtarë gjatë verës për të marrë të tjerë, pasi kërkon yje me më shumë ambicie.

Sfidanti.al