Nuk dihet nëse trajneri Kristof Galtie do të qendrojë në detyrë sezonin e ardhshëm, ndonëse dyshimet janë të mëdha. Gjithsesi, tek Paris SG ka edhe pikëpyetje të tjera për të cilat duket se po vijnë disa përgjigje. Flasim për treshen e madhe të sulmit, të përbërë nga Kilian Mbape, Lionel Mesi dhe Nejmar, e cila duket se do të shpërbëhet seriozisht. Mesi mund të kthehet tek Barcelona, dhe Nejmari nuk duket se ka të ardhme në “Parkun e Princave”, por Mbape mendohet si qendra e projektit të ri të klubit.
Sfidanti.al