Flitet për sulmuesin e AZ Alkmarit, Meks Merdink (Mexx Meerdink), i cili ishte më i miri në Ligën e të Rinjve të UEFA-s, që është edhe Championsi për moshat e reja. Golshënuesi i dalluar ka deklaruar për një televizion holandez se do t’i pëlqente që të luante në të ardhmen tek Barcelona. Merdink shënoi 9 gola dhe shërbeu 2 asistë, ndërsa Alkmari fitoi Championsin e të rinjve në finalen ndaj Hajdukut të Splitit. Sipas mediave katalanase, Barcelona e ka sulmuesin në “radarët” e saj, bashkë me dy lojtarë të krahut si Adai dhe Poku.
Sfidanti.al