Interi nuk do që ta humbasë Onanën, por i duhen paratë e Çelsit!

Nuk dihet sesi do të jetë shkëmbimi, nëse do të ndodhë, por dy klubet duket se janë në kontakt. Flitet për fatin e portierëve Andre Onana dhe Kepa, i pari i Interit dhe i dyti i Çelsit. Blutë e Londrës duket se ia kanë vënë syrin afrikanit, dhe mund të ofrojnë portierin bask. Interi ka nevojë për financa, dhe kartoni i Onanës vlerësohet në 40 milionë euro apo më shumë. Nëse Çelsi jep Kepën, mund të ofrojë edhe një sasi të rëndësishme parash, që italianëve u bëjnë punë.

Sfidanti.al