Juventusi vuan, por arrin në gjysmëfinale të Ligës së Europës

Momenti është shumë i mirë, dhe tifozët morën dy lajme të shkëlqyera. i pari, që ekipit iu kthyen 15 pikët në renditjen e Serisë A, dhe i dyti që Juventusi u kualifikua për në gjysmëfinalen e Ligës së Europës. Adrien Rabio shënoi një gol “të rëndë”, ndërsa mbrojtja bardhezi përballoi ofensivën portugeze, që pas barazimit me penallti të Markus Eduardsit në 20’. Sportingu mbajti topin në 56 për qind, pati 12-8 gjuajtjes dhe 2-1 gjuajtjet në portë. Tifozët u ankuan në rrjetet sociale për lojën e Juves. “Përse duhet të vuajmë në çdo ndeshje”, ishte refreni i tyre. Gjithsesi, Maks Alegri ka arritur në 4 më të mirët e Ligës së Europës, tri ndeshje larg trofeut, ndërsa në Serinë A ka hyrë në zonën Champions.

Sfidanti.al