Mediat bavareze nuk kanë asnjë dyshim, dhe duket se as vetë futbollisti nuk ka, pavarësisht se mori një grusht që i gjakosi fytyrën. Leroi Sane do të vazhdojë të jetë lojtar i Bajernit të Mynihut, ndërsa bisedimet për rinovimin e kontratës pritet të nisin në vjeshtë. Trajneri Tomas Tuhel është një nga ata që e vlerëson shumë sulmuesin e krahut, po ashtu si të tjerë si Koman, Gnabri apo Mane. Konkurrenca do të vazhdojë të jetë e madhe dhe kjo mund të prodhojë më shumë cilësi.
Sfidanti.al