Liverpuli e Çelsi rrezikojnë renditjen më të keqe të shekullit!

Të kuqtë janë në vendin e 8-të në Premier Ligë këtë sezon dhe barazimi në Londër nuk i ndihmoi aspak. Jo vetëm që Liverpuli nuk po arrin të pretendojë zonën Champions, ku Arsenali, Siti, Njukasëlli dhe Junajtidi janë thuajse të sigurt, dhe Totenhemi më pranë tyre, por edhe rrezikon të pësojë një dështim historik. Në vendin e 8-të, ekipi i “Anfildit” ka dalë për herë të fundit në 1962, pra 61 vjet më parë. Edhe Çelsi është në këto halle, pasi mund të përfundojë në gjysmën e dytë të tabelës, gjë që nuk ka ndodhur që nga viti 1996.

Sfidanti.al