Alegri po e justifikon besimin e (ish) drejtuesve të Juventusit!

Të shumë ishin dyshues, madje nuk munguan edhe kritikat. Por drejtuesit e Juventus nuk dëgjuan asgjë dhe askënd kur rikthyen në pankinë Masimiliano Alegrit. Madje, i besuan teknikut edhe një rol të veçantë për futbollin Italian. Duke kopjuar eksperiencën angleze, ata e graduan atë si menaxher. Një lëvizje që duket se po jep rezultat, sidomos në një sezon shumë të vështirë për “Zonjën e Vjetër” që luan në fushë dhe në gjykata. Në pritje që drejtësia sportive dhe ajo penale të thitë fjalën e saj, Alegri dhe të besuarit e tij vazhdojnë të bëjnë detyrën, duke siguruar një tjetër fitore të rëndësishme në Serinë A.

Triumfi 1-0 në ndeshjen e fundit kundër Veronës, i lejon skuadrës bardhezi të afrohet me zonën europiane të klasifikimit dhe pse jo të shohë më lart drejt asaj të Champions League. Pas 28 javëve të luajtura në kampionatin Italian, Juventus renditet në vendin e shtatë me vetëm katër pikë larg zonës që jep një biletë për në Ligën e Kampioneve. Nëse llogariten edhe 15 pikët e hequra nga Gjykata e Apelit në Federatën Italiane, “Zonja e Vjetër” do të ishte në vendin e dytë dhe e shkëputur nga rivalët. Juventinët vazhdojnë të besojnë se pikët do t’iu kthehen, por edhe nëse kjo nuk do të ndodhë, Alegri vijon mrekullinë për të arritur Champions League përtej ngjarjeve jashtë futbollit.

Sfidanti.al