NBA, Embijd nuk luan në duelin e madh me Jokiçin

Pritej si një sfidë e jashtëzakonshme e nivelit të lartë, mes dy kandidatëve kryesorë për të qenë Lojtari më i Mirë i Vitit në basketbollin amerikan. Zhoel Embijd ka një dëmtim në këmbë dhe Filadelfia nuk deshi ta rrezikonte për sfidën në fushën e Denverit, e kjo do të thotë se dueli i tij me Nikola Jokiçin nuk do të jetë. Embijd besohet se është ende favorit në garën për MVP-në e sezonit të rregullt, duke qenë shënuesi më i mirë i NBA-së këtë vit me 33.3 pikë për ndeshje. Jokiç ndërkaq ka mesatare gati tripëll dabëlli (24.9 pikë për ndeshje, 11.8 topa në tabela për ndeshje dhe 9.9 asistë për ndeshje).

Sfidanti.al