Kontrata e re, Saka merr 15 milionë paundë në sezon tek Arsenali

Do të jetë lojtari më i paguar i ekipit dhe duhet thënë që e meriton, edhe pse gjithashtu aty ka futbollistë të tjerë shumë të mirë si Martineli apo Odegard. Bukajo Saka, ylli 21-vjeçar i Anglisë, do të firmosë shpejt kontratën e re me Arsenalin, dhe sipas saj do të fitojë rreth 300 000 paundë stërlina në javë. Kjo do të thotë më shumë se 15 milionë paundë në sezon, një rrogë mjaft e rëndësishme, edhe pse jo në nivelet maksimale të yjeve të Sitit apo Junajtidit.

Sfidanti.al