Në mediat gjermane dhe ato europiane u përdor fjala “brutale”. Kështu u cilësua mbledhja në të cilën u mor vendimi për shkarkimin e Julian Nagelsmanit si trajner i Bajernit. Drejtuesit bavarezë nuk patën nevojë për më shumë se 61 minuta të një mbledhjeje të ashpër nga ato ku diskutohet realiteti, të paktën siç e shikuan ata. Nagelsmani u largua dhe në vend të tij u mor Tomas Tuheli, një tjetër gjerman që Bajerni e ka dashur që kur ishte tek Dortmundi e pastaj tek Paris SG.
Sfidanti.al