Ylli i dikurshëm i Dortmundit dhe prej disa vitesh i Mançester Sitit është në prag të mbylljes së kontratës në “Etihad” dhe me gjasë do të kërkojë një aventurë tjetër. Për Ilkai Gyndoganin po mendon trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez. Tekniku katalanas i ka kërkuar drejtuesve të sjellin mesfushorin e Gjermanisë në “Kamp Nou”, me parametër zero. Nuk do të jetë e lehtë për klubin “blaugrana” për shkak të problemeve financiare, por le të shohim se çfarë do të ndodhë deri në verë.
Sfidanti.al