Borusia Dortmund nuk ka ndërmend të ndalet në misionin për t’I rrëmbyer Bajernit të Mynihut titullin kampion në Gjermani. Skuadra verdhezi tregoi forcën me një fitore të madhe tenistike 6-1 kundër Këlnit. Rezultati tregon se sa të lehtë e kishte skuadra vendase, që vrau garën me katër gola që në pjesën e parë. Para pushimit, Këlni zbuti humbjen, por në pjesën e dytë, Borusia gjeti edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës për të vulosur fitoren. Një mbrëmje rekord për Marko Rojsh që hyn në historinë e klubit si shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Ndërkohë me këtë suksdes, Borusia merr kryesimin me një pikë më shumë se Bajerni i Mynihut që në orën 17:30 luan një transfertë të vështirë siç është ajo në fushën e Bajer Leverkusen.
Sfidanti.al