Silvinjo beson tek mrekullia në Poloni, por nuk tregon qartë sesi përzgjodhi lojtarët

Sfida ende nuk ka nisur, por përgatitjet janë të filluara. Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në Varshavë ndaj Polonisë në 27 mars ndeshjen e parë eliminatore të Europianit 2024, dhe trajneri Silvinjo, një ditë pasi shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar, doli para gazetarëve për të folur për duelin. Së pari, braziliani tregoi punën e 2 muajve, dhe si u mbërrit në zgjedhjen e 23 lojtarëve. “Deri tani janë dy muaj pune intensive. Më shumë se 240 ndeshje të ndjekura. Po flasim për 70 lojtarë të vlerësuar nga gjithë stafi. Kemi bërë një punë të madhe për të arritur në 23 lojtarë. Ky është një grumbullim vetëm për ndeshje”, – thotë ai.

Gjithsesi, a ka shpresë Silvinjo se mund të marrë pikë në Poloni, me kaq mungesa, ndaj një rivali që na mundi 4-1 herën e fundit? Kjo edhe pse në kohën e Rejës ne kishim ekip më të plotë sesa ky i tanishmi. “Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Ne mendojmë se duhet të luftojmë për çdo pikë. Pavarësisht mungesave, ne do të jemi të bashkuar dhe do të luftojmë, do të ecim përpara. Nëse duam që të kualifikohemi për në Botëror”, – ishin sqarimet e tij. Gjithsesi, Silvinjo nuk tha se cili ishte parimi për thirrjen e lojtarëve, ndërsa në ekip kishte edhe futbollistë me pak minuta ose pa minuta fare, ndërsa nuk ishin lojtarë me pak minuta si Sadiku, Muçolli apo Çekiçi.

Sfidanti.al