Lavdërimet kanë qenë të mëdha për këtë skuadër, por duhet pasur parasysh se çfarë ka ndodhur së fundmi. Këtë e kujton ish-shefi ekzekutiv i Bajernit, Karl-Hajnc Rumenige, i cili deklaron se bavarezët duhet të kenë shumë kujdes në Champions. “Nuk dua të flas për shortin, – thotë ai, – sepse të gjitha skuadrat në këtë garë janë të forta, përderisa kanë arritur deri këtu. Edhe ndaj Bajernit ka rreziqe nga talenti i kundërshtarëve, nga mbrojtja e fortë, qarkullimi i topit apo kundërsulmi. Të mos harrojmë se çfarë ndodhi vjet me Vijarrealin”.
Sfidanti.al