FIFA dhe Infantino u bënë më keq se FSHF dhe Duka!

Zvicerani do të jetë në krye të organizatës botërore të futbollit edhe për katër vjet, pra deri në 2027. Do të jetë sërish Xhani Infantino presidenti i UEFA-s, ndonëse ky ishte një sekret i hapur, diçka që e dinin që të gjithë. Drejtuesi 52-vjeçar, i vetmi kandidat, u konfirmua për presidencën në Kongresin e 73-të të FIFA-s që u zhvillohet në Kigali, Ruanda. “Ne ju premtuam Kupën e Bortës më të mirë ndonjëherë dhe e bëmë, premtuam se do të rrisnim të ardhurat e FIFA-s, se do ta bënim më transparente, se do të rifitonim besimin e sponsorëve, – tha ai, – i vumë vetes synimin për të arritur 6.4 miliardë dollar. Ne kemi arritur në 7,5 dhe nuk mund t’i merrni këto shifra nëse nuk jeni një organizatë solide dhe e fortë, në të cilën të gjithë besojnë”. Duke qenë pa konkurrent, Infantino nuk e pati aspak problem që të zgjidhej ndërsa habia është sesi një organizatë në nivel botëror si FIFA nuk paska njerëz për të sfiduar presidentin.

Sfidanti.al