Silvinjo merr Seferin në kombëtare, por a do ta marrë edhe Sadikun?!

Ka qenë edhe më parë pjesë e kuqezinjve, dhe do të jetë sërish. Taulant Seferi ka marrë ftesë nga trajneri i kombëtares, Silvinjo, për ndeshjen e parë eliminatore në Euro 2024, që do të luhet në fushën e Polonisë në 27 mars. Tekniku brazilian ka vendosur të grumbullojë ish-sulmuesin e Tiranës edhe për shkak të formës së mirë që ai po kalon tek Vorskla në Premier Ligën  Ukrainës, por edhe sepse ekipi përfaqësues ka mungesa në repartin ofensiv. Armando Broja është i dëmtuar, dhe Rej Manaj ka mbetur pa ekip. Kjo do të thotë se në dispozicion të Silvinjos mbeten vetëm Uzuni e Cikalleshi, ndonëse mund të konsiderohet edhe Armando Sadiku që gjithashtu luan në Ligën e Dytë të Spanjës. Seferi, shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ka luajtur edhe më parë në kombëtare dhe ka shënuar ndaj Islandës.

Sfidanti.al