Plas tek Totenhemi, Risharlison sulmon trajnerin Antonio Konte!

Kur humbet gjithmonë është keq, aq më tepër nëse nuk aktivizohesh. Për yjet e futbollit fusha është gjithçka dhe Risharlison, braziliani i Totenhemit, nuk ishte aspak i kënaqur me minutazhin. Ai shpërtheu pas eliminimit në Champions ndaj Milanit, duke e cilësuar këtë vit si “sezon m…”. Risharlison tha se nuk e kuptonte përse Konte nuk e aktivizonte, ndërsa ai kishte luajtur mirë në dy fitoret ndaj Uest Hemit dhe Çelsit. Kjo mund të krijojë probleme të tjera tek Spërsat të cilët duhet të luftojnë në Premier Ligë për të siguruar një vend në Champions sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al