Barcelona, problemi është i madh kur mungon heroi Arauho!

Statistikat janë të qarta dhe nuk të lënë as të gënjesh, dhe as që të hesh iluzione. Barcelona ka një lider në mbrojtje dhe ky është Ronald Arauho. Futbollisti nga Uruguaji ka qenë një gjigand këtë sezon dhe sa herë që ai ka qenë në fushë, katalanasit kanë pësuar shumë pak. Nga 8 gola gjithsej në La Ligë, 6 janë pësuar kur Arauho nuk ka luajtur, siç ndodhi ndaj Realit, Espanjolit apo  Almerias. Edhe në Champions, Barça pësoi 12 gola në 6 ndeshje, dhe në 5 prej tyre uruguajani nuk luajti. Problem i madh sepse këtë fundjavë Arauho nuk do të jetë në fushë për shkak pezullimi dhe ndeshja duket e vështirë, në fusnën e Bilbaos.

Sfidanti.al