Tre muaj burg dhe 2 vjet ndalim në stadium për tifozin që goditi portierin!

Mbrëmja ishte e vështirë për Marko Dmitroviçin, ndonëse gardiani i Seviljes arriti ta mbronte veten dhe madje ta bllokonte agresorin. Tifozi i PSV Ajndhovenit, që sulmoi portierin serb, në ndeshjen e Ligës së Europës, ka marrë “dënimin e merituar”. Mediat lajmërojnë se ky tifoz është dënuar nga gjykata me 3 muaj burg, ndërsa ndalimi sportiv është që për 2 vitet e ardhshme të mos verë këmbë në stadiumin “Filips” të Ajndhovenit.

Sfidanti.al