Van Nikerk: Ende nuk kam treguar më të mirën time

Kampioni olimpik dhe rekordmeni i botës në garën e vrapimit 400 metra, jugafrikani Veid van Nikerk, thotë se ka ende për të treguar diçka tjetër në kampionatin botëror të atletikës që do të zhvillohet në gusht në Londër. Van Nikerku u përfshi në historinë e Olimpiadës së Rios, më 2016, pasi “zhduku” rekodin kohëgjatë të Majkëll Xhonsonit, duke e përshkuar rrethin e stadiumit me kohën rekord 43,03 skonda.

“Duke qenë vetëm 24 vjeç, realizimi i një rekordi të tillë është diçka e shkëlqyer, por unë mendoj se kam ende forca që të tregoj se mund të arrij më shumë. Ai është vetëm fillimi i diçkaje më të madhe. Tani, dua që të përqendrohem te garat e shpëjtësisë. 200 metra është gara ime e preferuar, arsyeja se përse unë merrem me atletikë dhe, prandaj, dua që të arrij më shumë në këtë garë”, thotë Van Nikerku. Ky atlet u shpall sportisti më i mirë jugafrikan për vitin 2016 dhe sportisti më i mirë i Olimpiadës nga ana e Shoqatës së Komiteteve Olimpike Ndërkombëtare (ANOC).

sfidanti.al