Trajneri i Liverpulit, edhe pse tepër i dëshpëruar me këtë që ka ndodhur këtë sezon, ka shpresë për të ardhmen. “Ne jemi në pozita shumë të vështira, – thotë ai, – ky sezon ka qenë tepër i keq, negativ, rezultatet tona nuk kanë qenë ato që priteshin dhe e kemi të zorshme në Premier si dhe në Champions. Gjithsesi, ky nuk është fundi ynë. Ne do të mbledhim veten dhe do të kthehemi. Madje, u bëj thirrje lojtarëve të mi që të përqëndrohen që këtë edicion dhe të bëjmë çmos për të marrë maksimumin nga ndeshjet që na kanë mbetur”.
Sfidanti.al