Kërcënime me vdekje për trajnerin e Çelsit, Graham Poter

Janë shumë humbje dhe barazime, ndërsa fitoret nuk po vijnë. Periudhë shumë e vështirë për Blutë e Londrës të cilët po kalojnë një krizë të thellë pavarësisht shpenzimeve të jashtëzakonshme, dhe goditja e parë bie pikërisht mbi trajnerin. Graham Poter deklaroi në konferencën për shtyp se i kanë ardhur kërcënime me vdekje, dhe madje edhe për fëmijët e tij. Çelsi ka fituar vetëm 2 nga 14 ndeshjet e fundit dhe Poteri është në rrezik për t’u shkarkuar.

Sfidanti.al