S’mund të ketë më shumë polemika, 4 penallti dhe 3 të kuq!

Betisi arriti një fitore me vlerë Championsi në La Ligën e Spanjës, veçse ishte nga ato të jashtëzakonshmet. Pasi u ndodh në humbje të 2 golave në fushën e Elçes, pati forcën të reagonte dhe të shënonte 3 gola, ndërsa sfida pati elementë të veçantë. U dhanë 4 penallti, nga të cilat 3 për Betisin, ndërsa u përjashtuan plot 3 lojtarë me kartonë të kuq, që të gjithë për lojtarët e Elçes. Mediat spanjolle me të drejtë shkruajtën se më shumë polemika se kaq nuk mund të ketë.

Sfidanti.al