Marko Dmitroviç, portieri serb i Seviljes neutralizon agresorin!

U tregua shumë trim dhe meritoi duartrokitjet në stadium, edhe pse aty ishte si kundërshtar. Marko Dmitroviç, portieri i Seviljes, u sulmua nga një tifoz i dhunshëm në ndeshje e sipër për Ligën e Europës në stadiumin e PSV Ajndhovenit, por reagoi si hero i vërtetë. Gardiani serb fillimisht u godit nga huligani, por pastaj e neutralizoi në tokë, i ndihmuar më vonë nga lojtarë të tjerë derisa erdhën rojet e sigurisë. PSV fitoi 2-0, por Sevilja u kualifikua pasi kishte fituar 3-0 në Spanjë.

Sfidanti.al