Legjenda e Mançester Junajtidit takohet me trajnerin përpara Barcelonës

Ndryshojmë krejtësisht temë dhe flasim për një takim për të cilin po flitet shumë në mediat angleze. Bëhet fjalë për një darkë mes Aleks Ferguson dhe trajnerit të Mançester Junajtidit, Erik Ten Hag. Ky takim vjen në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Barcelonës, të enjten në Ligën e Europës. Nuk dihet nëse Sër Aleks ka këshilluar teknikun holandez, por gjithsesi ky takim tregon se ai ka fituar besimin e legjendës së klubit. Po ashtu, Ten Hag ka mbështetjen e tifozëve, pas një nisje të vështirë që i bëri aventurës me “Djajtë e Kuq”, përfshirë edhe përplasjet me Kristiano Ronaldo. Por koha i ka dhënë të drejtë Ten Hag, që ka kthyer Mançester Junajtid në garën për titull.

Sfidanti.al