Milan dëgjo Sadio Manenë: Origi, sulmuesi më i mirë me të cilin kam luajtur!

Mediat italiane patën shumë kritika ditën e djeshme për të. Futbollisti i Belgjikës, i ardhur nga Liverpuli verën e shkuar, ka qenë një “hije” deri tani tek Milani. Vetëm 2 gola në 21 ndeshje nga Divok Origi, dhe vetëm 1 gjuajtje në portë në sfidën në Monzës (1-0) flasin vetë, por gjithsesi vetë flet edhe Sadio Mane, legjenda senegaleze që sot është tek Bajerni. “Sulmuesi më i mirë me të cilin kam luajtur është Divok Origi”, – thotë Mane, që ishte me Origin tek Liverpuli. Kjo do të thotë se për këtë që po ndodh, nuk qenka faji i futbollistit, por i Milanit.

Sfidanti.al