Antonio Konte: Jam optimist për ndeshjen e kthimit!

Është një nga ata trajnerë që nuk dorëzohen kurrë, pavarësisht se Championsi nuk ka qenë kurrë konkurrimi i tij. Antonio Konte ka fituar në Serinë A dhe në Premier Ligë, ndërsa me Totenhemin duket se do ta ketë të vështirë, aq më tepër pas humbjes 0-1 në “San Siro” me Milanin. Gjithsesi, Konte mbetet me shpresë.

“Loja që zhvilluam më bën optimist për të ardhmen. Mos harroni se ne po luajmë me vetëm tre mesfushorë. Ishte një ndeshje e fortë dhe e vështirë për të dyja skuadrat. Më vjen keq që pësuam gol për 5 minuta. Ne e kërkuam barazimin, por ndaj Milanit duhet kujdes nga kundërsulmi. Jam i sigurt se ne kemi mundësi për t’u kualifikuar”. Britanikja “Deili Meil” e quan stadiumin “San Siro”, “San Zero”, sepse Spërsat nuk shënuan, por shton se anglezët kanë shpresë në ndeshjen e dytë.

Sfidanti.al