Rinovimi i Modriçit varet nga Belinghami dhe Krosi!

Edhe pse është 37 vjeç dhe në shtator do të jetë 38, sërish mesfushori kroat mbetet i jashtëzakonshëm. Mosha sikur nuk ndikon tek Luka Modriç, edhe pse pas Botërorit është ndjerë më i lodhur. Mesfushori kroat, një nga lojtarët që më shumë tituj ka fituar në karrierë, shpreson një tjetër ofertë nga Reali për të luajtur edhe sezonin e ardhshëm. Me 29 ndeshje të luajtura deri tani, 21 prej të cilave titullar, me 5 gola dhe 3 asiste, Modriç mbetet një “shtyllë”. Megjithatë, e përditshmja “Marka” shkruan se e ardhmja e kroatit varet nga mbërritja ose e jo e Xhud Belinghamit në Madrid, dhe nëse Toni Kros do të rinovojë për një edicion më shumë.

Sfidanti.al