Kjo Barcelonë cinike e Ksavit ka nisur të trembë La Ligën!

Diferenca me Realin është 11 pikë në krye të kampionatit, edhe pse kampionët nuk kanë luajtur ende ndeshjen e tyra. Virtualisht, distanca mund të konsiderohet ende 8 pikë. Sidoqoftë, sa më shumë kalojnë javët aq më shumë kuptohet se Barcelona është kthyer në një realitet të madh të La Ligës, dhe trajneri Ksavi Hernandez, përfaqësuesi më i madh i “tiki-takës”, ka krijuar një tjetër lloj skuadre. Sërish u fitua vetëm me një gol, 1-0 në Vijarreal falë Pedrit, sërish nuk u pësua gol. Një ekip cinik dhe pragmatik, i cili gjithashtu luan futboll siç e ka traditë Katalonja. Barça ka shënuar 42 gola në 20 javë dhe ka pësuar vetëm 7!

Sfidanti.al