Bajerni e ka gjetur “Bekenbauerin e ri”, ky është Xhamal Musiala!

Edhe në Kupën e Botës, ku Gjermania doli “për faqe të zezë”, ai ishte ndër të dalluarit. Xhamal Musiala është një dhuratë e vërtetë për futbollin teuton dhe për Bajernin, ndërsa në klubin bavarez kanë plane të mëdha për të. Mesfushori ofensiv, që mund të luajë edhe si sulmues i dytë, edhe si organizator, është më i talentuari i ekipit të sotëm në “Alianc Arenë” ndonëse është ende një adoleshent. Ai ka shënuar këtë sezon 14 gola dhe ka shërbyer 10 asistë në 27 ndeshje, duke qenë i treti më i mirë në Bundesligë për rrjetat (10) dhe i pesti për asistet (6). Musiala, sipas mediave në Bavari, pritet të jetë “shtylla” e Bajernit të ardhshëm, siç kanë qenë të tillë si Bekenbauer, Rumenige, Efenberg, Mateus, Riberi apo Levandovski.

Sfidanti.al