Mançester Junajtidi, Arsenali, por edhe Barcelona do t’i vihen pas gjatë verës. Ofertat e tyre mund të arrijnë në 80 milionë euro për të bindur Juventusin që t’ua japë Dushan Vlahoviçin. Sulmuesi i Serbisë po kalonte një sezon të vështirë në Torino, ndërsa nuk arriti dot të shkëlqente as në Kupën e Botës, por dy golat ndaj Salernitanët në Serinë A mund të jenë një pikë kthese. Sulmuesi 23-vjeçar kishte gati 4 muaj pa shënuar (115 ditë), një mallkim i vërtetë për një lojtar që e ka pasur golin të lehtë. Ish-futbollisti i Partizanit të Beogradit, që kaloi tek Fiorentina për 3.2 milionë euro, u mor nga Juvja për rreth 82 milionë euro.
Sfidanti.al