Partizani, si “autoshkolla” e trajnerëve italiane!

Ende nuk është plotësisht e qartë se çfarë është kjo dashuri e madhe e të kuqve me teknikët e ardhur nga Apeninet, por shihet shumë mirë se asgjë nuk u ecën mbarë. Që nga Iuliano, Agostineli, Lerda, Sormani e deri te Kolela, eksperimentet kanë qenë të shumtë, por deri tani pa sukses. Të gjithë janë shkarkuar pa arritur të fitojnë qoftë edhe një trofe, ndërsa duhet pranuar se edhe Ilir Daja nuk ia doli dot tek të kuqtë. Kjo histori të kujtohet kur Partizani u mund në shtëpi nga Laçi me përmbysje (1-2) dhe mbeti 6 pikë prapa Tiranës në renditjen e Superligës. Kolela deklaroi më pas se “tashmë jemi jashtë garës për titull”, ndonëse kampionati është ende tepër i gjatë.

Sfidanti.al