Kanë kaluar kaq shumë kohë, ndonëse ajo ditë duket sikur ishte dje. Mançester Junajtidi u bë një nga klubet më të mëdhenj të botës duke kaluar edhe nëpër një tragjedi të tillë si ajo e Mynihut, kur aeroplani me skuadrën brenda u rrëzua në aeroport ndërsa po përpiqej të ngrihej në ajër. Atë ditë të ftohtë dimri, me erë dhe me dëborë, humbën jetën 8 futbollistë të “djajve të kuq” dhe 23 njerëz gjithsej. Shpëtoi mes të tjerëve një Bobi Çarlton, si dhe një Bill Foulks, një Denis Violet, një Harri Greg dhe trajneri Mat Basbi. Ditën e djeshme “djajtë e kuq” organizuan ceremoninë e 65-vjetorit të katastrofës ajrore, ku ishin të pranishëm trajneri Ten Hag dhe mbrojtësi Harri Megajer, si dhe skuadra U13 e Junajtidit recitoi poezi.
Sfidanti.al